
Mbështetje 30 mijë lekë për çdo hektar grurë
Ditën e sotme nisin aplikimet për të gjithë fermerët shqiptarë që kultivojnë grurë, për mbështetje financiare 30 mijë lekë nga qeveria.
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije në një postim në Facebook se aplikimet do të kryhen online në e-Albania, dhe përfitues do të jenë si fermerët individualë, ashtu edhe Shoqata të Bashkëpunimit Bujqësor, si dhe persona fizik ose juridik.