Mbërrin Viti i Ri në Zelandën e Re

2024 mbërriti në Zelandën e re. Ashtu si për çdo vit, edhe për këtë vit qielli është “pushtuar” nga spektakli i fishekzjarrëve. Qytetarët kanë shijuar atmosferën festive në Auckland, duke mirëpritur vitin e ri me festë.

Shfaqja e fishekzjarrëve do të zgjasë 5 minuta, teksa do të shpërthejnë më shumë se 500 kilogramë lëndë piroteknike. Mijëra turistë vizitojnë Auckland çdo vit për të ndjekur nga afër spektaklin.