Mbërrin për herë të parë kroçera me 500 turistë amerikanë

Ka mbërritur për herë të parë në portin e Durrësit kroçera “SeabournQuest”, që mban turistë kryesisht amerikanë.

Janë rreth 500 pasagjerë-turistë që vizitojnë për herë të parë Shqipërinë. Turistët do vizitojnë Tiranën, Krujën, Beratin, Durrësin etj.

Kroçera që ka mbërritur ditën e sotme me gjasë që nuk do jetë e vetmja, pasi me nisjen e sezonit turistik pritet që numri i tyre të jetë akoma më i lartë.