Mbërrin në Turqi ekipi i dytë i FA për të ndihmuar pas tërmetit

Ka mbërritur në Turqi, grupi i dytë i efektivëve të Forcave të Armatosura, pjesë e skuadrës së kërkim-shpëtimit, pas tërmetit fatal të 6 shkurtit,me magnitudë 7.8 të shkallës Rihter.

Lajmin e ka bërë me dije kryeministri i vendit, Edi Rama në rrjetet sociale. Rama ka postuar edhe disa foto të tyre nga zbritja në aeroport.

Koloneli Elton Reso ka treguar se ekipi shqiptar në Turqi, ka arritur të nxjerrë gjallë nga rrënojat një fëmijë 4-vjeç.

*Tibo News