Mbërrin në Shqipëri nënvarianti i Omicron, BA2

Mbërrin në Shqipëri nënvarianti i Omicron BA2. Në ISHP ka mbërritur gjithashtu përgjigjja zyrtare nga laboratori i referencës në Berlin. Tanimë ka filluar një rritje e lehtë përsa i përket rasteve të infektuara ashtu edhe numrit të pacientëve të shtruar në spital. Ky nën variant i Omcronit ka një trasnmetueshmëri 30% më të lartë se sa vetë Omicroni.

Po kështu tek personat e prekur përveç prekjes së rrugëve të sipërme të frymëmarrjes prek edhe aparatin tretës duke shkaktuar dhimbje stomaku, të vjella dhe diare. Nënvarianti i Omicron ka rritur numrin e te infektuarve në shumë shtete në Europë si Itali ,Francë ,Gjermani Greqi. Por ndërkohe në Angli është shfaqur një tjetër nëvariant i Omcron Xe në 600 persona, i cili ka shfaqur 10% infektueshmëri me shumë se Ba2. Ende nuk ka te dhëna për simptomat që shfaq .