
Mbërrijnë në Vlorë 2 anijet që do prodhojnë energji elektrike
Dy anijet të cilat janë marrë me qira nga qeveria për prodhimin e energjisë elektrike, kanë mbërritur në Portin e Vlorës. Dy anijet pritet që të përmbushin 15% të kërkesës së vendit për energji.
Anijet impiant gjenerues termik do të vendosen në gjirin e Vlorës në portin e peshkimit dhe do të lidhet me rrjetin e TEC-it te Vlorës. Kontrata e qiramarrjes së anijeve që prodhojnë energji është për një periudhë 2-vjeçare.