Mbërrijnë në Shqipëri testet e para për linë e majmunëve

Mbërrijnë në Shqipëri testet e para për diagnostikimin e rasteve të dyshuara me linë e majmumit apo kontakteve të tyre. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manatirliu vizitoi laboratorin e referencës në Institutin e Shëndetit Publik, ku bëri me dije se testimet për linë e majmunit do të kryhen në Shqipëri.

Sipas Qendrës Europiane për Kontrollin e Sëmundjeve, Shqipëria vlerësohet me risk të ulët përsa i përket lisë së majmunit. Vendet Europiane tashmë janë në alert, sepse janë më shumë se 29 vende ku janë konstatuar më shumë se 1700 raste të lisë së majmunit.