Mbaron e drejta e autorit për Mickey Mouse-n e viteve 1920

E drejta e autorit për versionin më të hershëm të Mickey Mousit ka skaduar. Çfarë nënkupton kjo për miun më të famshëm të botës?

Disney i ka skaduar e drejta autoriale për versionin më të hershëm të Mickey Mouse-it.

Për herë të parë Mickey Mouse u shfaq më 1928 në filmin e shkurtër të animuar “Steamboat Willie”. Qe filmi i parë i animuar me zë. Në SHBA, e drejta e autorit për vepër origjinale zgjat deri 70 vjet pas vdekjes së autorit. Por për veprat që kanë autor anonim, pseudoanonimë ose nga ndonjë punonjës si pjesë e punës së tyre, zgjat 95 vjet. Për veprat e publikuara para 1978, siç është Mickey Mouse, e drejta e autorit zgjat 95 vjet nga data e publikimit.

Derisa versioni i parë i Mickey Mousit ka mbushur 95 vjetët e së drejtës së autorit, ai ka pasur disa transformime që nga viti 1928, ndërsa versionet e mëvonshme të Mickey Mousit ende do të mbrohen deri kur të mbarojë 95-vjetori i tyre.