Mbaje sekretin për vete dhe mos ua trego këtyre 6 shenjave

Nëse ke një sekret dhe do ta ruash atë, me siguri nuk dëshiron që shumë njerëz të jenë në dijeni. Pavarësisht se kujt ia tregon këtë sekret edhe për ta komentuar, e vërteta është se disa personave në veçanti nuk mund t’iu besosh.

Dhe nëse do të dish më shumë se nga kush duhet të kesh kujdes kur mendon të ndash një sekret, horoskopi mund të të ndihmojë.

Edhe nëse nuk beson, astrologët thonë se disa shenjave nuk mund t’u tregosh sekrete të mëdha, pasi me siguri edhe nëse betohen do ia tregojnë dikujt tjetër, me dashje apo padashje… këtë ua lemë në dorë atyre.

1-Gaforret i mbajnë afër miqtë dhe familjarët, dhe duan të sigurohen që të gjithë të jenë mirë gjithmonë. Astrologu i njohur Inbaal Honigman shpjegon se kjo shenjë uji e fiksuar pas familjes është ndërmjetës, që do të thotë se ata pa qëllim të keq mund të përhapin sekretin, teksa përpiqen të ndihmojnë personin që kanë pranë.

2-Bricjapi mund ta ruajë një sekret nëse dëshiron, por për fat të keq dëshira e tij është ta ndajë me të tjerët. Është inteligjent, i vetëdijshëm për veprimet që bën, por nëse bëhet fjalë për pushtetin e tyre dhe të qëndruarit një shkallë më lart se të tjerët, ata janë të gatshëm edhe të të presionojnë lidhur me këtë sekret. Nëse punon me një bricjap bën mirë të mos ndash sekrete. Do e ruajë dhe do e përdorë sapo diçka të përfshijë karrierën dhe synimet e tij.

3-Virgjëresha nuk e konsideron me vlerë që të ruajë një sekret, dhe nuk ka rëndësi se kujt i përket ai sekret. Astrologu Honigman e përshkruan këtë shenjë me ndjesi të parehatshme nëse janë në dijeni të një sekreti dhe nëse nuk e ndajnë atë me dikë tjetër. Thënë shkurt, virgjëreshës i duket sikur po gënjen nëse nuk e tregon atë sekret.

4- Nëse shpenzon kohë me një ujor me siguri e ke të qartë që ai vepron me kokën e tij, dhe sekretin mund ta nxjerrë në çdo moment, pa u shqetësuar për pasojat. Ujori nuk e kupton kur i tregohet një sekret, duke menduar se nuk është një informacion shumë i ndjeshëm që nuk duhet të ndahet me të tjerët. Nuk mendojnë as pasojën nëse ai sekret përhapet me lehtësi, fillimisht nga ai.

5- Binjakët nuk e ruajnë sekretin sepse çdo histori iu tingëllon emocionuese. Ata adhurojnë të japin informacione dhe qoftë një histori e ndërlikuar iu duket gazmore. Nëse nuk kanë vetë një histori për të treguar, me shumë siguri do të tregojë historinë tuaj. Motoja e tyre në fund të fundit është: Një gënjeshtër e vogël e bardhë mund ta lehtësojë jetën.

6-Astrologu Honigman përshkruan Shigjetarin si shenjë e ngrohtë, gazmore, besnike dhe entuziaste. Por pavarësisht këtyre të mirave, e kanë shumë të lehtë për të zbuluar një sekret, edhe nëse i përket mikut më të mirë. E sidomos kur flasin me familjarët e tyre. Ata e pëlqejnë idenë që dinë një sekret siç pëlqejnë ta tregojnë.

*Tibo News.