
Mbahet në Vlorë ceremonia për 110 vjetorin e Pavarësisë
Në Vlorë u mbajt ceremonia e ngritjes së flamurit shqiptar, në kuadër të festimeve për 110-vjetorin e Pavarësisë së vendit.
Presidenti Bajram Begaj deklaroi se historia e vendit ka qenë e mbushur me luftëra dhe sakrifica për liri, dije e progres.
Ai i bëri thirrje të rinjve që të mos harrojnë, që të kujtojnë me mirënjohje paraardhësit e tyre dhe të mbushen me krenari për Atdheun, flamurin dhe identitetin kombëtar.
Të pranishëm në ceremoni ishin krerët e qeverisë shqiptare si dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani.
*Tibo News