Mbahen zgjedhjet në veri të Kosovës, nën mbikqyrje të rreptë policore

Kosova zhvillon ditën e sotme zgjedhjet lokale në katër komunat me shumicë serbe, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç.

Materiali zgjedhor ka ardhur në përgatitjet e fundit dhe është bërë hapja e qendrave të votimit në orën 07:00 me orarin zyrtar, nën masa të rrepta sigurie.

Ndërsa qytetarët krahas qendrave të zakonshme – që janë kryesisht shkolla – për votuesit në fshatrat e banuara me shqiptarë, do të votojnë edhe në 13 kontejnerë të vendosura në formën e qendrave alternative nëpër rrugët nacionale dhe magjistrale në Leposaviq, Zvecan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut.

Sakaq, është hapur qendra e rregullt e votimit në Suhodoll të Mitrovicës së Veriut. Janë mbi 18 mijë qytetarë që kanë të drejtë vote në të gjitha qendrat e votimit në katër komunat veriore, Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut.

Rregullat janë më të rrepta këto zgjedhje sa i përket sigurisë. Të gjitha qendrat e votimit po mbikëqyren nga policia e Kosovës. Në zonën e Mitrovicës policia është vendosur pranë qendrës alternative te “Tre Rrokaqiejt”. Deri më tani situata është e qetë.