Mazhoranca voton projektligjet mes zhurmës, edhe për 7 Mars

Nisi që në orën 10:12 seanca e sotme plenare, ku pavarësisht festës së 7 Marsit, u zhvillua me zhurmën e bilbilave dhe deputetët e PD duke u mbledhur grumbull në foltore.

Seancën e Kuvendit e drejtoi Ermonela Felaj e cila iu kërkoi deputetëve që të respektojnë festat.

Felaj tha:

“Ditë e veçantë me shumë emocion, në emër të Kuvendit do doja të uronim të gjtihë mësuesit, edukatorët, pedagogët, do ia vlente sadopak respekt sepse shqiptarët kanë dy ditë të shënuara. Sjellja juaj sot do duhej të ndryshonte”.

Megjithatë zhurma e përplasjet verbale vijuan:

Pavarësisht aksionit opozitar, këtë të Enjte në sallën e Kuvendit mazhoranca votoi Projektligjin për Burimet Ujore, Projektligjin për Turizmin, ndryshimet në Ligjin për Investimet Strategjike, dhe ndryshimet në Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës së Ndryshuar.

Shikoj kartonat, jo fjalët!”, theksoi Felaj teksa kërkoi votimin nen për nen të projektligjeve përkatëse.