
Maturantët japin provimin e Matematikës, sa orë kanë në dispozicion
Mbi 33 mijë maturantë do i nënshtrohen sot provimit të tretë të Maturës Shtetërore në lëndën e Matematikës.
Provimi nis në orën 10:00 dhe mbyllet në orën 12:30, nxënësit kanë në dispozicion për të plotësuar të gjitha pyetjet 2 orë e 30 minuta.
Përpara se të futen në provim nxënësit duhet të paraqiten në qendrën e testimit, 1 orë e 30 minuta para dhe me mjet identifikues me vete si dhe mjetet shkollore të nevojshme.
Në disa shkolla janë vendosur bllokues valësh në mënyrë që të shmanget kopja me telefon si dhe kadedektorë në hyrje për të zbuluar çdo aparat që mund të tentojnë të fusnin nxënësit. Më datë 9 qershor Maturantët dhanë provimin e gjuhës së huaj, ndërsa më datë 11 Qershor iu nënshtruan provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.
Më datë 24 është provimi i lëndës me zgjedhje.
Ndërkohë opozita denoncoi se teza të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë u publikua në kohën kur nxënësit ishin në provim.
*Tibo News.