
Matura shtetërore 2022, dalin rezultatet e testimit në gjuhën e huaj
Dalin rezultatet e provimit të gjuhës së huaj për maturën shtetërore 2022. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi bëri me dije se një pjesë e mirë e tyre kanë shkëlqyer me nota maksimale.Gjuha e huaj ishte lënda e parë në të cilën maturantët testuan njohuritë e tyre. Provimi u zhvillua në 9 qershor për rreth 33 mijë maturantë.
Testi u cilësua me vështirësi të lehtë deri në mesatare dhe këtë e tregojnë dhe notat e mira, siç duket nga rezultatet e publikuara sot.