Mateo Hoxhalli, karikatura, suksesi në videot e TikTok-ut dhe ëndrra për televizion

Mateo Hoxhalli, talenti  i ri nga Korça, i cili studion për pikturë në Universitetin e Arteve. Pasioni i pikturës nisi herët dhe si fillim u shoqërua me 7 vite kurs për pikturë si dhe lice.

Pas zbulimit të këtij pasioni, Mateo punoi gjatë derisa arriti të provonte eksperienca shumë të rëndësishme për të, siç ishin ekspozitat.

Të pasurit pjesë të përditshmërisë pikturën, jo domosdoshmërisht ke dhe karikaturën, por mesa duket ky është rasti ku piktura dhe karikatura qëndrojnë bashkë.