Maskat në shtëpi që duhen shmangur

Padyshim që shpesh mendojmë se të përdorim gjërat që kemi në shtëpi “për të shëruar” diçka tek vetja, është një opsion i mirë, por në fakt kjo është aq delikate sa eksperimentet nuk janë të sugjeruara.

Duke mos bërë përjashtime absolute, ne mund të themi që ka maska shtëpie që kanë efekte pozitive, por duam t’ju tregojmë se çfarë duhet të ndaloni së bëri sa më parë.

 

  • Scrub me kripë

Efekti që sjell esfolimi është padyshim i rëndësishëm, por gjetja e zgjidhjes me anë të kripës është e rrezikshme.

Ne e dimë që kripa në vetvete është e ashpër dhe nga kjo, afërmendsh krijohet gërvishtje dhe irritim lëkure.

Ky lloj përdorimi është i ndaluar nga dermatologët sepse rrezikon dëmtimin e barrierës që mbron lëkurën.

 

  • Limoni në flokë

Kur jeta të dhuron limonë, bëji limonatë, mos i hidh në flokë.

Kemi dëgjuar që për çeljen e flokëve mund të ndihmojë limoni.

Kjo mund të jetë e vertetë dhe të japë rezultatë, por në fakt shoqërohet me efekte të tjera anësore që do t’jua bëjnë më të vëshirë rikthimin e gjendjes fillestare.

Si rezultat mund të fitoni flokë më të ashpër, të dobët dhe të thatë.

 

  • Scrubi i buzëve

 

Buzët janë ndër më delikatet dhe të ndjeshmet ndaj duhet treguar kujdes maksimal.

Scrubet që kanë një testurë të ashpër përveçse nuk i bëjnë mirë buzëve, i dëmtojnë.

Nëse jeni të vendosur patjetër për scrub, ekziston në përzierje më e butë, siç është soda e bukës me ujë.