
Mashtrimi, obsesioni më i ri i ekranit
Historitë me mashtrues dhe shkelës të ligjit janë ato me të cilat kohëve të fundit, publiku anë e mbanë zgjedh të magjepset.
Kjo me gjasë vjen pasi ata janë shumë karizmatikë, të pacipë dhe bindës për t’u parë, të paktën kështu mendon Caryn James.
“Ka vetëm një gjë që duhet të dini për Elizabeth Holmes,” thotë profesoresha e Stanfordit Phyllis Gardner (e luajtur nga Laurie Metcalf) në “The Dropout”, në serialin tërheqës dhe mahnitës për themeluesen dikur idhull, ndërsa tani të dënuarën penale të kompanisë bioteknike “Theranos”.
Ndër të tjera u shpreh se ajo nuk është e vetmja, tha se jetojmë në një epokë falsifikimesh, në ekran dhe jashtë saj.
Në kohë si këto, ne jemi të mbushur me seri televizive dhe filma të bazuar në shkelësit e rregullave të jetës reale.
Duket se ka një stuhi të përsosur arsyesh pse tani jemi të rrethuar nga falsifikimet dhe mashtrimet.
Politikat e ndryshme na kanë futur në një botë ku e vërteta dhe realiteti sfidohen rregullisht dhe në mënyrë të pakuptimtë, rrjetet sociale gjithashtu kanë luajtur një rol.
Ndër të tjera kemi edhe “ The Dropout” që nuk ka një ekzagjërim të jashtëzakonshëm.
Këtu versioni imagjinar është më i hapur, dialogu herë pas here më i hapur se jeta reale, por është gjithashtu një hapës i syve për mënyrën se si na fut në mendjen kokëfortë të Holmes, duke na lejuar të kuptojmë se çfarë e shtyn atë.
Ky serial nuk lavdëron mashtrimet, por lejon një admirim të frikshëm.
Personazhet e “The Dropout” janë të gjalla dhe të realizuara thellësisht, ndërkohë seriali paraqet ngritjen dhe rënien e Holmes, nga një vajzë e mrekullueshme, themeluese e një kompanie që vlerësohet në 10 miliardë dollarë, deri te një e poshtër që gënjeu njerëzit për shëndetin.
Seyfried kap si shtresën e jashtme, të errët, të brishtë dhe zhurmën në rritje brenda te Holmes, si dhe vështrimin drithërues, me sy të hapur dhe zërin e thellë dallues, të cilin Holmes thuhet se e uli qëllimisht në mënyrë që të dukej më autoritare.
Në “The Dropout”, Holmes fillon me një ambicie, për t’u pasuruar dhe me një kauzë të admirueshme, për të përmirësuar kujdesin shëndetësor ,por kur makina e testimit të gjakut dështoi, ajo filloi t’i ngjante një fëmije të mprehtë që me dashje refuzon të pranojë realitetin.
Në një situatë të tillë, ajo falsifikon rezultatet.
Një nga serialet më të njohur në Netflix, “Inventing Anna” tregon historinë bindëse të një trashëgimtareje të rreme në jetën reale.
Maria Konnikova, autore e “The Confidence Game” ka treguar për BBC Culture se shpërthimi i mediave sociale e ka bërë mashtrimin më të lehtë.
“Karizma e tyre është fuqia e tyre” thotë Konnikova për mashtruesit, ndërsa thekson se nuk duhet të harrojmë kurrë se ata janë gjithashtu kriminelë.
Tek “Tinder Swindler “, Simon Leviev, “u maskua” si miliarder dhe mashtroi një grua për t’i huazuar paratë.
“Njeriu që kam dashur nuk ka qenë kurrë i vërtetë. Ai falsifikoi gjithçka,” ka thënë një nga viktimat e tij në dokumentar.
Ndërthurja me këto histori, tani është një tjetër nën-zhanër i shfaqjeve televizive që përshkruan historitë e këtyre sipërmarrësve, ku jo të gjithë ishin kriminelë si Holmes apo Delvey, por që ecën shpejt në rrugën e tyre drejt suksesit, të ushqyer nga mendjemadhësia edhe kur realiteti financiar i kompanive të tyre nuk përputhej me përshkrimet e tyre rozë.
Në “Super Pumped”, Kalanick, ashtu si Holmes, shfaq një këmbëngulje fëminore për të pasur sukses, pavarësisht se sa duhet t’i shpërfytyrojë rregullat, duke përfshirë këtu fshehjen e disa kodeve që shkelin privatësinë nga drejtuesit e “Apple”, në mënyrë që “Uber” të pranohet në “App Store”.
Nganjëherë hajdutët e rrejshëm dhe të mbushur me arrogancë marrin hapin e tyre dhe vëzhguesit marrin njëfarë kënaqësie.
Siç thekson Gibney, magjepsja jonë me këto figura është e ndërlikuar.
Ne dëshirojmë t’i shohim ata të kryejnë grabitjen, dhe pastaj dëshirojmë t’i shohim tek kapen nga policët.
Holmes, i akuzuar për katër akuza mashtrimi, do të dënohet në shtator.
Leviev (emri i vërtetë Shimon Hayut) kaloi 15 muaj në burg në Izrael.
Anna Sorokin, personi real që qëndron pas mashtrimit Anna Delvey, shërbeu gati katër vite në një burg të Nju Jorkut dhe aktualisht ndodhet në paraburgim për deportimin në Gjermani.
Ajo së fundmi i tha New York Times atë që po lexon “Super Pumped”, libri mbi të cilin bazohet seria Uber.
Kjo përgjigje shumë e veçantë dhe e përsosur lë të vend të pyesim veten nëse ajo po na mashtron edhe tani.
*Tibo News