“Mashtrimet” e aktorëve, për rolet në Hollywood

Kur aplikojmë për një punë, përshtypja që duam të lëmë, është padyshim më e mira.

Disa kandidatë madje mund të ekzagjerojnë CV-të e tyre për ta vënë veten përpara konkurrencës.

Hollywood nuk bën përjashtime.

Ka aktorë që e donin aq shumë atë rol, saqë përdorën gënjeshtra të bardha vetëm që të arrinin atë që donin.

 

  • Mila Kunis ka gënjyer për rolin në “The 70’s Show“, duke thënë se ishte 18 vjeçe

Në një nga intervistat e saj, Mila Kunis ka zbuluar mënyrat “djallëzore” që ka përdorur kur ishte më e re.

Përveç përdorimit të një ID-je të rreme, ajo zbuloi gjithashtu se ishte ende 14 vjeçe, kur fitoi rolin e Jackie Burkhart për “The 70’s Show”.

Në fakt, Kunis ‘’mashtroi” produksionin duke u thënë atyre se ishte 18 vjeçe, një deklaratë për të cilën ajo këmbëngul se nuk ishte një gënjeshtër e mirëfilltë sepse, në një moment, ajo do të jetë 18 vjeçare.

 

  • Chloë Grace Moretz gënjeu regjisorin Martin Scorsese, me pretendimin se ishte britanike, vetëm që të fitonte rolin te “Hugo

Është normale që aktorët të përdorin thekse kur luajnë një rol, por kur Moretz bëri audicionin për personazhin britanik Isabelle, ajo bëri një hap më tej duke pretenduar se ishte angleze.

“Mashtrimit” i erdhi fundi kur, një ditë, theksi i saj amerikan rrëshqiti teksa tha “Bye Marty!”

Për fat të mirë, Scorsese thjesht qeshi dhe i tha asaj se ishte gjithçka në rregull.

 

  • Phoebe Dynevor “gënjeu” për dashurinë e saj për kuajt vetëm që të siguronte një rol në “Bridgerton.”

Dynevor duket beson frazën “Fake it till you make it.”

Në një nga intervistat ajo kishte pranuar se nuk i pëlqente kuajt dhe se kishte frikë prej tyre.

Kur u bë audicioni për rolin e Daphne Bridgerton dhe u pyet nëse dinte të hipte në kalë, ajo e mashtroi produksionin dhe tha se ishte mjaft e zonja duke qenë se kishte hipur shumë herë.

Megjithatë, ajo mësoi se si të hipte në kuaj dhe zhvilloi edhe pasionin për të.

 

  • Laura Fraser “tregoi” aftësitë në të folurit gjermanisht, që të fitonte rolin në “Breaking Bad”.

Për rolin e Lydia Rodarte-Quayle, aktorja supozohej të punonte për një kompani gjermane.

Kështu që kur e pyetën në audicion nëse fliste gjermanisht, ajo tha se fliste pak gjermanisht dhe me “pak” donte të thoshte frazën bazë si “Ich heise Laura” (Unë quhem Laura), të cilën e mësoi kur ishte 12 vjeçe.

Ajo shpejt zbuloi se rreshtat gjermanë në skenar ishin në një nivel korporate, por ajo ia doli mbanë, edhe nëse iu deshën ditë për të mësuar vetëm një paragraf.

 

  • Sadie Sink mashtroi produksionin e “Stranger Things” dhe tha se dinte të bënte patinazh.

Në një artikull, Sink pranoi se ishte aq e etur për një rol në sezonin e dytë të shfaqjes, saqë kur e pyetën nëse mund të bënte patinazh, ajo thjesht tha po edhe pse kishte zero përvojë.

Gjatë audicionit, Sink pa edhe një palë patina në cep të dhomës.

Ajo tha se e kishte zënë paniku dhe mendoi se do t’i testonin aftësitë e saj,  por rezultoi se ato ishin aty rastësisht.

 

  • Jameela Jamil e ekzagjeroi përvojën e saj të aktrimit kur hyri në audicion për një rol në “The Good Place“.

Jamil fitoi audicionin për një rol, pa ndonjë përvojë profesionale aktrimi, falë një trillimi të vogël që ajo i tha drejtorit të casting-ut.

Ajo pohoi se kishte luajtur në skenë, por nuk sqaroi se “skena” ishte që kur ajo ishte ende në shkollë.

Ndoshta përmirësimi dhe aftësitë e saj në aktrim nuk ishin aq të këqija në fund të fundit, pasi ajo arriti t’i bindte që t’i jepnin asaj rolin.