
‘Martohen’ me njëri-tjetrin muzikantët e grupit Maneskin
Të njohur për stilin e tyre kontrovers, yjet e rrokut italian, anëtarët e Maneskin kanë publikuar albumin e tyre të shumëpritur “Rush”!
Mes kritikave dhe vlerësimeve ky album po kryeson top-listat e muzikës në mbarë botën, por ajo çfarë ka tërhequr vëmendjen ka qenë strategjia e marketingut që është përzgjedhur.
Në datën që përkoi me publikim e albumit, yjet e grupit Maneskin zgjodhën të “martohen”.
Edhe pse ligji italian nuk e njeh martesën poligame, kjo nuk i ndaloi katër anëtarët e Måneskin që të “martoheshin” për gjithë jetën.
Ata “u martuan” në një ceremoni të drejtuar nga dizajneri Alessandro Michelle, ish-drejtori artistik Gucci-t.
Për ceremoninë, Victoria De Angelis dhe Ethan Torchio u veshën si nuse, ndërsa Damiano David dhe Thomas Raggi si dhëndur.
Ata u pyetën: “A dëshironi të martoheni duke premtuar se do t’i qëndroni besnikë njëri-tjetrit gjithmonë, në gëzim dhe në dhimbje, çdo ditë të jetës tuaj?”
Sapo të gjithë thanë po, shkëmbyen unazat dhe u puthën për të nënshkruar marrëveshjen.
Edhe pse është e qartë se martesa e tyre nuk ka vlerë ligjore, ceremonia dëshmon përkushtimin e tyre ndaj njëri-tjetrit.
*TiboNews