
Martinez do të kontaktojë Ronaldon
Trajneri i ri i Portugalisë Roberto Martinez deklaroi se do të kontaktojë me yllin e futbollit Cristiano Ronaldo për të folur për të ardhmen në ekip.
Spanjolli u dorëhoq nga Belgjika, pasi ekipi u eliminua që në fazën e grupeve pas gjashtë vitesh në stol.
Nën drejtimin e tij, përfaqësuesja u rendit e para në botë nga FIFA, si edhe doli e treta në Rusi 2018.
*Tibo News