AlbanianEnglish

“Martesa” luksoze e Berlusconit me partneren 53 vite më të re

Silvio Berlusconi u kurorëzua në një martesë simbolike me deputeten Marta Fascina, në një ceremoni madhështore në Milano. 85-vjeçari, që vesh kostumin e dhëndrit për të tretën herë, u martua me Martën, 53 vite më e re. Ceremonia thuhet të ketë kushtuar rreth 400 mijë euro.

Eventi u mbajt në Villa Gerneto në qytetin Lesmos, në veri të Milanos, ku ishin të pranishëm vëllai i Berlusconit, Paolo dhe fëmijët e tij, ndërsa djali i tij i dytë, Pierre Silvio, mungonte. Berlusconi kishte menduar për të ftuarit, që i surprizoi me këngë dhe dhurata të shtrenjta.

Fëmijët e kanë kundërshtuar këtë martesë por Berlusconi duket se ishte i vendosur për vendimin e tij. 32-vjeçarja është deputete e partisë Forza Italia dhe ka bashkëjetuar me miliarderin prej dy vitesh. Më herët, ai ka qenë i martuar me Carla Elvira Lucia Dall’Oglio dhe më pas me Veronica Lario.

You don't have permission to register