Martesa e fshehtë e çiftit të njohur

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker i thanë  “PO” njëri-tjetrit këtë të hënë, me 4 prill.

Kjo ndodhi në Las Vegas, pak pasi mbaroi eventi i çmimeve Grammy.

Në fakt ata patën një ceremoni, por kjo nuk është ende e ligjshme.

Burime kanë treguar se çifti nuk ka aplikuar dhe as nuk ka marrë kurrë një certifikatë martese.

Duke pasur parasysh këtë veprim, ndoshta një martesë e vërtetë është afër.

 

Për yllin Kardashian kjo do të jetë martesa e parë, ndërsa për Barker e treta.

Kardashian ka tre fëmijë me ish partnerin e saj, Scott Disick dhe Barker dy fëmijë me ish-bashkëshorten Shanna Moakler.