
Marsela Bashari sjell librin për fëmijë shqip-anglisht dhe rrëfen për rrugëtimin e saj si emigrante
Marsela Bashari, vajza e dy prindërve emigrantë të cilët u larguan nga vendi i tyre për në Greqi në vitin 1996. Që prej fëmijërisë ajo ishte e apasionuar pas librave dhe nisi të shkruante artikuj e poezi të ndryshme, të cilat e bënë pjesë të disa konkurseve të organizuara. Duke qenë emigrante dhe jetesa në vend të huaj e pengoi atë të lexonte në gjuhën shqipe sepse prindërit e mi nuk patën mundësi dhe kohë. Vite më vonë ajo u vendos për të jetuar në Luksemburg bashkë me familjen e saj, por dashuria për atdheun dhe dëshira që fëmijët e saj dhe të gjitha fëmijët e emigrantëve të mos i harrojnë rrënjët, i dha shtysë që ajo të realizonte ëndrrën e saj për të shkruar në një formë tjetër. Ndaj së fundmi Marsela vendosi të sjellë një libër me përralla për fëmijë.
Për të nuk ka qenë e lehtë që të jetonte jashtë dhe njëkohësisht të mësonte gjuhën shqipe apo ta ruante atë. Shpesh prindërit i vendosnin asaj që të shihte filmin “Skënderbeu”, kështu ajo ruante në memorie historinë dhe kulturën e vendit të lindjes.
Libri ‘Zana e përrallave” është në dy gjuhë, anglisht dhe shqip dhe vjen si bashkëpunim i saj me shoqatën “Arbëria”, që është edhe shkolla e parë shqipe në Luksemburg.
Në emigracion ka vështirësi të mëdha më të cilat edhe Marsela është [përballur, por dashuria për atdheun dhe pasioni për të bërë realitet ëndrrat e saj ajo ia ka dalë të jetë e suksesshme. Ndaj ajo shprehet se nëpërmjet këtij libri dëshiron t’ju tregoj fëmijëve se: Nuk duhet t’i harrojmë kurrë rrënjët tona!