
Marsela Bashari flet për panairin e diasporës
Për më shumë se 50 vjet organizohet tashmë kjo ngjarje madhore që është Panairi i Librit në Bruksel në peizazhin evropian. Libraria e lizës është një nga pjesëmarrësit e shumtë të këtij panairi, sëbashku me të edhe Marsela Bashari, autore e librit “Zana e përrallave “. Ajo tregon për rrugëtimin e saj dhe çfarë do të sjell në këtë panair ku do të jetë pjesë. Libraria e Lizes është një platformë dedikuar shqiptarëve në diasporë.
Në këtë librari shqiptare do të keni qasje në libra të shkruar nga autorë shqiptarë apo të përkthyera. Tashmë kjo librari mirëpret një numër të madh të autorëve shqiptarë në diasporë të cilët janë krenar për prezencën e kësaj librarie që i ofron mundësi të jenë pjesmarrës në panaire të vendeve të mëdha europiane.
Lize’s Bookstore u krijua nga një dashuri e pashtershme për leximin por mungesa e një aksesi më të lehtë dhe më të shpejtë në librat e shkruara apo përkthyera në shqip. Edhe pse, fatmirësisht, nuk mungojnë libraritë mjaftueshëm të zhvilluara në trojet shqipfolëse ; fatkeqësisht nuk është e njëjta qasje në Evropën perëndimore. Ky koncept, i pari në llojin e tij, do të ishte i pamundur pa mbështetjen dhe besimin e shtëpive botuese në Tiranë dhe Prishtinë të cilat na furnizojnë.