Marrëveshja Rama-Meloni për emigrantët miratohet në Kuvend

Është miratuar sot në Kuvend marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët, me 77 vota pro.

U dhanë 74 kartonë jeshil në kohë rekord edhe për projektligjin e zonave të mbrojtura.

Siç u raportua më herët, projektligji për Amnistinë Penale u hoq, pasi nuk është arritur ende dakordësia mes socialistëve dhe demokratëve. Që të kalojë, duhen 84 vota nga deputetët e Kuvendit.

Gjatë seancës pati debate, sulme verbale dhe zhurmë mes deputetëve. Ishin deputetët e PD që vijuan me aksionin e tyre duke e bllokuar foltoren. Seanca zgjati vetëm 8 minuta. Për dy projektligjet e  miratuara ranë në sy tre votat pro, të deputetëve të PDIU-së.