Marrëveshja për t’i dhënë fund luftës, Biden i ofroi Putinit 20 % të Ukrainës

Si pjesë e një plani paqeje të hartuar në emër të presidentit Joe Biden, drejtori i CIA-s, William Burns thuhet se i ka ofruar presidentit rus Vladimir Putin një të pestën e territorit të Ukrainës për t’i dhënë fund luftës.

Burns besohet se ka paraqitur planin në mes të janarit për t’i dhënë fund luftës, e cila filloi më 24 shkurt 2022. Lajmi u raportua nga gazeta zvicerano-gjermane NZZ, duke cituar politikanë të huaj të rangut të lartë gjerman.

Si Kievi dhe Moska thuhet se e kundërshtuan propozimin. Sipas gazetës, propozimi ofronte “rreth 20 për qind të territorit të Ukrainës”, afërsisht sa madhësia e rajonit lindor të Ukrainës, Donbas.

Kievi thuhet se kundërshtoi propozimin “sepse ata nuk janë të gatshëm të ndajnë territorin e tyre”, ndërsa zyrtarët rusë thanë se “do ta fitojnë luftën në planin afatgjatë gjithsesi”, raportoi NZZ.

Newsweek ka kontaktuar administratën e Bidenit dhe ministritë e jashtme të Ukrainës dhe Rusisë për koment.