
Marrëveshja për të burgosurit si të integrohen në shoqëri
Bashkia e Tiranës, nëpërmjet Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit dhe Ministria e Drejtësisë nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi për shërbimin e provës, ku personat e dënuar do të shlyejnë dënimin duke kryer punë për interes publik.
Si Kryeqyteti Europian i Rinisë, këtë vit në Tiranë do zhvillohen një numër i madh aktivitetesh ndaj thotë Kryebashkiaku Veliaj është një shans i mirë për të riintegruar këtë pjesë të shoqërisë.
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha kjo marrëveshje ka një përfitim të dyanshëm, si për qytetarët që duhet të kryejnë dënimin e tyre, ashtu edhe për sistemin e drejtësisë.
*Tibo News.