Marrëveshja për emigrantët me Italinë, nis ndërtimi i kampit në Gjadër

Duket se punimet për kampin e refugjatëve në Gjadër të Shëngjinit kanë nisur.

Mësohet se prej pak ditësh, makineritë janë stacionuar brenda zonës ushtarake në hyrje të fshatit.

Megjithatë banorët ende nuk e dinë se çfarë do ndodhë.

Kampi do ndërtohet me shpenzimet e qeverisë italiane, si dhe drejtohet prej tyre. Shuma fillestare që do japë Roma si rimbursim për vitin e parë të aplikimit të marrëveshjes. 16.5 milionë euro është shuma fillestare që do të japë Roma si rimbursim për vitin e parë të aplikimit të marrëveshjes.

Ligji autorizon shpenzime për vitin 2024 për ngritjen e strukturave të nevojshme, që arrijnë në rreth 47.7 milionë Euro. Është krijuar një fond prej 89.1 milionë eurosh për këtë vit dhe 118.5 milionë Euro për secilin nga vitet 2025-2028.

Emigrantët do strehohen në kampin që do ngrihet në ish-bazën ushtarake ajrore të Gjadrit, pas regjistrimit në zyrën e posaçme të ngritur në portin e Shëngjinit ku pritet të zbresin nga anijet me të cilat do t’i sjellin autoritetet italiane.