Marrëveshja për Emigrantët dhe Amnistia Penale pritet të votohen të enjten në Kuvend

Mëngjesin e kësaj të hëne u mblodh Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, ku po diskutohet lidhur me marrëveshjen e emigrantëve me Italinë.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi ka bërë me dije se po pritet vendimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese, i zbardhur,  në këto ditë, dhe me gjasë në seancën plenare të së enjtes pritet që marrëveshja të votohet në Kuvendin shqiptar. Çuçi ka kërkuar gjithashtu një prezencë të plotë të deputetëve në Kuvend, që të miratohen me shumicë votash projektligjet dhe marrëveshjet e parashikuara në rendin e ditës.

Marrëveshja me Italinë për emigrantët është tejet e rëndësishme, por gjithashtu pritet që  në Kuvend të miratohet edhe Amnistia Penale. Për të miratuar në të dy çështjet nevojiten të paktën 84 vota nga deputetët e pranishëm.