
Marrëveshja Kosovë – Serbi, BE krijon Komitetin Monitorues
Bashkimi Evropian tha se së bashku me Kosovën dhe Serbinë, ka krijuar një Komitet të Përbashkët Monitorues për të mbikëqyrur zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, një muaj pas pajtimit të palëve në Ohër për zbatimin e një plani evropian për këtë çështje.
Komiteti i Përbashkët i Monitorimit do të kryesohet nga i dërguari i posaçëm i BE-së për bisedimet Miroslav Lajçak.