Marrëveshja globale e taksave digjitale mund të mos finalizohet

Një marrëveshje globale e taksave digjitale mund të mos jetë gati deri në fund të vitit 2023 ose në fillim të vitit 2024.

Lajmërimi u dha nga ministri francez i financave Bruno Le Maire, duke shënuar një vonesë të madhe në zbatimin e reformës.

Marrëveshja, të cilën zyrtarët kishin shpresuar ta nënshkruanin në mesin e këtij viti, synon t`i rialokojë të drejtat për taksimin e grupeve të mëdha digjitale si Apple dhe Google.

Ky është hapi i parë i një rishikimi të madh të rregullave të taksimit ndërkufitar, të cilat përfshijnë gjithashtu plane për një taksë minimale globale të korporatave prej 15% për kompanitë e mëdha shumëkombëshe.

“Për sa i përket taksave dixhitale ne nuk do të kursejmë përpjekjet tona për të bindur komunitetin ndërkombëtar për të pasur një konsensus në muajt e ardhshëm,” tha Le Maire pas një takimi me ministrat e financave të BE-së në Bruksel.

“Mund të jetë fundi i vitit 2023, mund të jetë fillimi i vitit 2024, pika kyçe është të kemi një rishikim total të sistemit ndërkombëtar të taksave”, shtoi Le Maire.

Gati 140 vende ranë dakord tetorin e kaluar për të rishkruar rregullat e taksimit ndërkombëtar për herë të parë në një gjeneratë, duke vendosur një afat kohor për zbatimin e vitit 2023.