“Marrëveshja e Ohrit do të ketë efekt pozitiv në të gjithë Ballkanin”

Gjatë vizitës së tij në Vranjë, ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill deklaroi se beson se Marrëveshja e Ohrit do të ketë efekt pozitiv në të gjithë Ballkanin.

“Ndoshta është shumë herët për të thënë. Shpresoj se Marrëveshja e Ohrit do të shënohet në histori. Nga njëra anë, si pika nga e cila filloi normalizimi i marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës dhe bëri që kufijtë të bashkojnë njerëzit, dhe jo të ndajnë, gjithashtu, do të jetë një pikë kthese nga e cila filluam të merreshim me çështjet ekonomike në radhë të parë dhe bashkëpunimin ekonomik”, tha Hill.

Të gjitha vendet dhe banorët e Ballkanit Perëndimor duhet të bëjnë përpjekje për ta afruar rajonin me BE-në përmes bashkëpunimit të ndërsjellë, dhe kjo nuk është detyrë politike, por në radhë të parë ekonomike”, theksoi ai.