Mark Kosmo, shqiptaro-amerikani sjell programin për rikthimin e të rinjve të diasporës në Shqipëri

Mark Kosmo është lindur në Amerikë dhe ka një histori 100 vjeçare të familjes së tij në SHBA. Në udhëtimin e tij nga aeroporti Nënë Tereza do të lindte ideja për të krijuar dhe fondacionin global për shqiptarët. Motivimi për të ndihmuar shqiptarët erdhi kur vizitoi për herë të parë Shqipërinë në maj 1992. Për tibo news ai tregon rreth rrugëtimit të tij mes SHBA dhe Shqipërisë.

Ai nuk ndalet dot së ndihmuari Shqipërinë, gjithmonë sjell ndihma dhe në rastet e tërmetit apo pandemisë, ndërsa së fundmi synon që të rinjtë shqiptarë ti kthejë në vendin e tyre.

Marku thotë se zemra e tij është shqiptare ndërsa koka amerikane, kjo sipas tij është kombinimi më  i mirë.