
Mario Alla, i riu shqiptar i suksesshëm në teknologji
Mario Alla është i riu shqiptar, i cili prej fëmijërisë është bërë pjesë e teknologjisë dhe krijimit të mekanizmave të ndryshëm. Ndonëse i vogël në moshë, nuk e ka penguar aspak të fillojë të hedhë hapat e parë në rrugën drejt suksesit. Gjatë fëmijërisë Marios nuk i pëlqente vetëm të blinte makina e lodra të ndryshme thjesht për të luajtur me to, por ia ishte kurioz për të mësuar më tepër rreth mënyrës sesi ato funksiononin. Shtysa kryesore që ai të ishte pjesë e botës së teknologjisë ishte babai i tij, i cili ishte mësues fizike e matematike. Mësimet e të atit e nxitën dhe e bën atë më tepër kurioz.
Mario është krijuesi i robotit “Mark”, një “ChatBot” që merr komanda nga një person fizik. Mark është një asistent personal, i cili instalohet në kompjuter dhe lidhet me të gjitha pajisjet e shtëpisë apo zyrës suaj. Ai është i aftë që të kryejë çdo veprim që i komandohet përmes një mesazhi të dërguar nga telefoni. Ai mund të fikë dritën madje dhe të këndojë për ty.
Ai arrin gjithashtu të krijojë kode. Mario tregon se kodin e parë e ka shkruar kur isha në klasën e 4-ët, dhe vendosi ta quaj kodi “batch”. Por një tjetër realizim i madh që ai ka bërë është edhe programi Konecto, një ëebsite, i cili bën bashkë të gjitha bizneset e mëdha nëpër botë për të investuar dhe mbështetur njëra-tjetrën.
Planet e tij për të ardhen janë të mëdha, pasi e rëndësihme për të është të krijojë diçka që nuk ka ekzistuar kurrë më parë.