
Mariah Carey surprizon turmën në “Some Like It Hot“
Disa mund të mos e pëlqejnë “Some Like It Hot”, por me sa duket Mariah Carey nuk i përket këtij grupi.
Superylli i muzikës, 53 vjeçarja befasoi fansat e Broadway kur u ngjit në skenën në Teatrin Shubert në New York City për të duartrokitur kastën e muzikalit, në të cilin ajo është një nga producentët.
Paraqitja befasuese e Carey erdhi gati dy muaj pasi adaptimi i filmit MGM të vitit 1959 u shfaq premierë më 11 dhjetor.
Filmi sjell Marilyn Monroe-n, të cilën Carey e përmendi si të preferuarën që nga fëmijëria e saj.
“Jam shumë e nderuar që mund të them se jam producente në këtë shfaqje të jashtëzakonshme, të pabesueshme. Sinqerisht, nuk kam fjalë. Kjo është madhështore. Dhe vetëm dua t’u them urime të gjithëve,” tha Carey.
Carey iu bashkua fillimisht ekipit të producentëve të muzikalit në fund të nëntorit 2022. Shfaqja e vendosur në Çikago, i ka mbushur me emocion.