“Maratona e Tiranës”, Veliaj: Kemi numrin rekord të pjesëmarrësve

Nisi Edicioni i 7-të i “Maratonës së Tiranës”, kthyer tashmë në një traditë të bukur për kryeqytetin, duke mirëpritur më shumë se 4,000 pjesëmarrës nga Shqipëria dhe mbi 40 vende të huaja.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj teksa njoftoi nisjen e garës u shpreh mirënjohës për të gjithë ata që i janë bashkuar këtë vit Maratonës.

“Një përshëndetje për ata që kanë ardhur nga Ukraina, Izraeli, Kosova dhe të gjithë miqtë që na kanë nderuar dhe zbukuruar qytetin. Këtë vit kemi numrin rekord të pjesëmarrësve, duke filluar nga kampionët tanë olimpikë, kampionen evropiane Luiza Gega, e cila garon në 21 km për të thyer rekordin e saj personal dhe kombëtar. Të gjithë janë të mirëpritur në Tiranë, sepse një qytet i madh ka vend për të gjithë”.

Kryebashkiaku tha se Bashkia e Tiranës ka aplikuar për Kryeqytetin Mesdhetar të Kulturës.

Mes të tjerash,Veliaj falenderoi qytetarët që kanë mirëkuptuar kërkesën e bashkisë për të ndaluar qarkullimin e automjeteve të rrugët e kryeqytetit. “Edhe ata janë duke na ndihmuar për të pasur një qytet që e mirëpret maratonën, që të shkojë sa më fjollë, pa incidente dhe pa probleme me trafikun. Dua të falenderoj grupin tonë të vullnetarëve, kush është visitor do të ketë mundësi t’i shikojë të dyja fytyrat e qytetit, edhe vendin që gëlon nga ekonomia, por edhe hapësirën e gjelbër, dhe ndoshta në këtë stinë të mbjelljeve do të na bashkoheni për pemën e radhës, që të keni mundësi, kur të vini për maratonën tjetër, të thoni se edhe unë e kam hedhur një rrënjë në Tiranë”.

Nis Maratona e Tiranës, njoftimi për rrugët e bllokuara