Mar Galceran, deputetja e parë spanjolle me sindromën Down

Pasi u zgjodh në asamblenë rajonale të Valencias, Mar Galceran hyri në histori si deputetja e parë spanjolle me sindromën Down,.

Galseran, 45 vjeç tha për The Guardian se dëshiron të gjykohet për personin që është dhe jo për shkak të paaftësisë së saj, duke thënë se pozicioni i saj ka më shumë përgjegjësi dhe se dëshiron të thyejë paragjykimet e njerëzve ndaj sindromës Down.

“Është e paprecedentë. Shoqëria ka filluar të shohë se njerëzit me sindromën Down kanë shumë për të kontribuar. Por është një rrugë shumë e gjatë”, tha ajo.

Për dekada të tëra, ajo luftoi që njerëzit me aftësi të kufizuara të integroheshin në shoqëri, duke iu futur rrugës së politikës që në moshën 18-vjeçare.

Por Mar Galceran nuk është e vetmja që është e një kabineti qeveritar. Në vitin 2020, Eleonore Laloux u bë personi i parë me çrregullim gjenetik në Francë që u zgjodh në poste publike, si anëtare e këshillit bashkiak në qytetin verior të Arras, ndërsa Fintan Bray i Irlandës u bë pjesë e politikës në 2022.