Maqedonia e Veriut e gatshme t’i përfshijë bullgarët në Kushtetutë

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria kanë zyrtarizuar krijimin e grupeve të punës,  konkretisht mbi vendosjen e bashkëpunimit në shumë sfera. Ky do ishte një hap drejt një marrëveshje finale dhe heqjen e bllokimeve nga ana e Bullgarisë për negociatat e Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian.

Kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov, dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive që u mbajt në Sofje, u shprehën me tone optimiste se pesë grupet e punës do japin rezultate për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Megjithatë ata folën shumë pak për thelbin e kontestit që ka të bëjë me identitetin dhe gjuhën maqedonase si dhe të kaluarën historike mes dy vendeve.

Kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, tha se është folur edhe për të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut duke shprehur gatishmërinë për përfshirjen e tyre në Kushtetutë.

Në mbledhjen e parë të dy qeverive pas zgjedhjes në postet e kryeministrave, Kovaçevski dhe Petkov njoftuan për formimin e grupit të punës që mbulon bashkëpunimin në ekonomi, energjetikë, financa, inovacion dhe zhvillim, investime dhe bujqësi.

Grupi i dytë i punës në fokus do të ketë transportin, infrastrukturën, vetëqeverisjen lokale dhe bashkëpunimin ndërkufitar. Sipas krerëve të qeverive të dy vendeve, grupit i tretë do të merret me integrimet evropiane, politikat e gjelbra dhe qeverisjen e mirë. Grupi i katërt do të përqendrohen në kulturën, arsimin dhe shkencën, turizmin dhe rininë e sportin. Grupi i pestë do të ketë çështjet më të ndjeshme, që në fakt edhe parqet thelbin e kontestit, aspektet historike mes dy vendet.