Manjati i medias, Rupert Murdoch fejohet në moshën 92-vjeçare

Ish pronari i medias amerikane Fox News dhe themeluesi i Sky New, Rupert Murdoch është fejuar në moshën 92 vjeçare me të dashurën e tij ruse Elena Zhukova, një biologe molekulare me të cilën ka qënë në lidhje për disa muaj.

Sipas asaj që shkruajnë mediat amerikane, çifti pritet të martohet në qershor të këtij viti në Kaliforni, ndërsa janë dërguar edhe ftesat për miqtë dhe familjarët e tyre.

Kjo është fejesa e 6 për manjatit mediatik, i  cili  u njoh me 67 vjeçaren Elena Zhukova menjëherë pasi u nda nga ish e fejuara e tij Ann Lesley Smith në muajin prill të vitit të shkuar.

Rupert Murdoch dhe Elena Zhukova thuhet se janë takuar në një festë të organizuar nga ish-gruaja e manjatit mediatik përgjatë vitit të shkuar. E fejuara e Murdoch, Elena Zhukova ka qenë e martuar më parë me miliarderin rus të naftës Alexander Zhukov.

Sa i përket 92 vjecarit ai ka qrnë i martuar më parë me stjuardesën australiane Patricia Booker, Gazetaren Skoceze Anna Mann, aktoren amerikane Jerri Hall si dhe me sipermarresen kineze Wendi Deng.

Rupert Murdoch nisi karrierën e tij si ne fushen e medias ne vitin 1950 ne Australi duke blere gazetat News of The World dhe The Sun ne Britanin e Madhe.

Pas kësaj ai u fokusua në tregun mediatik amerikan.