Manja vizitë në Londër: Finalizojmë marrëveshjen për transferimin e të dënuarve shqiptarë

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka nisur vizitë zyrtare në Londër, me ftesë të homologut të tij.

Në qendër të takimit do jetë nënshkrimi i marrëveshjes dy-palëshe për transferimin e të dënuarve shqiptarë nga Mbretëria e Bashkuar në Shqipëri.

Përveç takimit me homologun e tij britanik, Manja do zhvillojë edhe takime të tjera të nivelit të lartë politik, siç janë takimet në Parlamentin dhe Gjykatën Supreme, me të cilët do të diskutojë mbi çështje të ndryshme të sistemit të drejtësisë.

Me rëndësi të veçantë për Ministrin Manja do të jetë vizita në burgun e meshkujve në Pentonville, ku do të takojë shtetasit shqiptarë që janë në pritje të dënimit nga gjykatat britanike. Kjo është hera e parë që një ministër drejtësie zhvillon një takim të tillë.

Gjatë vizitës në Londër, ministri do zhvilloje një takim dhe me përfaqësues të komunitetit shqiptar në fushën e drejtësisë dhe biznesit.