Mane u shpall sërish Futbollisti Afrikan i Vitit

Mane u emërua  si Futbollisti Afrikan i Vitit pas një sezoni në të cilin ai bëri penalltinë fituese për Senegalin.

 

Kjo ishte hera e dytë që 30-vjeçari Mane, i cili muajin e kaluar iu bashkua kampionëve gjermanë, Bayern Munich, fiton këtë çmim.

Ai ishte fituesi i këtij çmimi në vitin 2019.

Mane e konvertoi penalltinë fituese në shkurt, ndërsa Senegali mundi Egjiptin në finalen e Kupës së Kombeve në Yaounde.

Gjashtë javë më vonë, ai shënoi goditjen vendimtare nga pika, ndërsa Senegali përsëri e mposhti Egjiptin në penallt, duke fituar kështu një vend në finalet e Kupës së Botës në Katar.

Ai e la në hije Salah në të dyja rastet, megjithëse dyshja ndan sukses me Liverpool-in në FA Cup dhe League Cup, të cilët i ndihmuan ata të arrinin në finalen e Ligës së Kampionëve.

 

“Unë ia kushtoj këtë çmim të rinjve të Senegalit. Jam shumë i emocionuar dhe nuk kam fjalë për të shprehur se si ndihem,” i tha Mane audiencës.