
Manchester United do ndryshojë drejtues?
Manchester United mund të ndryshojë shumë shpejt pronarë.
Krisja e marrëdhënieve mes presidencës dhe tifozërisë pritet të sjellë lëvizje në kupolën drejtuese të “djajve të kuq” .
Sipas asaj që raportojnë mediat britanike, në garë për blerjen e aksioneve të 20 herë kampionëve të Anglisë ka hyrë kompania e Jim Ratcliffe, INEOS.
Ata thuhet se kanë gati një ofertë prej 5 miliardë paund, e cila pritet të depozitohet gjatë muajit shkurt, kur edhe do të nis procesi i shitjes së aksioneve të klubit.
*Tibo News