
Manastirliu në spitalin e Elbasanit: Pajisje të reja radiologjike në 18 spitale e poliklinika
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka parë nga afër investimin e ri për grafinë e shkallës së lartë të teknologjisë në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ku deklaroi se po fuqizohet rrjeti i pajisjeve radiologjike në spitale dhe poliklinika.
Fuqizimi i flotës së pajisjeve mjekësore do të sjellë në strukturat spitalore katër skanera të rinj të teknologjisë së fundit.
Edhe spitalet e tjera rajonale dhe bashkiake po pajisen me 18 grafi të reja dhe 4 ECHO.