
‘Mamaja sekrete’ e Vladimir Putin ndahet nga jeta në moshën 97-vjeçare
Një grua e cila ka pretenduar për dekada se është nëna e Vladimir Putinit, ka ndërruar jetë në një varfëri të thellë në moshën 97 vjeçare.
Vera Putina kishte rrëfyer më herët se Vladimir ishte djali i saj, lindur si rezultat i një marrëdhënieje me një burrë të martuar. Ky version i historisë u mohua plotësisht nga presidenti rus.
Mediat britanike raportojnë se edhe pse Putin është përpjekur të mbajë nënën e tij të fshehur, Vera Putina kishte foto të tij si fëmijë të vogël. Vera ishte nga një fshat i vogël dhe i varfër dhe pretendonte se presidenti rus ishte djali me të cilin ajo u nda në moshën 10 vjeçare. Rrëfimet e saj flisnin gjithashtu për një fëmijëri traumatike, që mund të shpjegojnë ndoshta qëndrimin e ashpër të presidentit rus.
Në një intervistë ekskluzive për The Sun, para vdekjes, ajo shprehet me pikëllim për faktin se burri për të cilin ajo ishte kaq krenare më parë, nuk e pranoi kurrë të vërtetën. Megjithatë, rrëfimi i saj kundërshton historinë zyrtare të presidentit Putin, i cili thotë se prindërit e tij ishin Vladimir Putin i vjetri dhe Maria Shelomova. Versioni zyrtar i Kremlinit është se Putin ka lindur në 1952 në Leningrad dhe ishte djali i tretë i çiftit. Vëllai i tij Albert, i lindur në vitet 1930, vdiq si foshnjë, ndërsa vëllai tjetër Viktor, i lindur në 1940, vdiq nga uria në 1942 gjatë rrethimit të Leningradit.