
Mali i Zi, mijëra qytetarë protestojnë për krizën politike në vend
Mijëra qytetarë protestojnë në Podgoricë për krizën politike në vend. Në protestë folën studentë dhe përfaqësuesë të shoqërisë civile të cilët mbështesin Malin e Zi si “një shtet shumetnik dhe të barabartë për të gjithë popujt që jetojnë në të”.
Kjo është protesta e dytë që nga fillimi i këtij muaji.