Mafia shqiptare, pjesë e bandave më të mëdha në botë

Ekuadori është kthyer në eksportuesin e tretë më të madh të drogës në botë. Sigurisht mes tre bandave të mëdha të drogës nuk kishte si të mungonte banda shqiptare. E para është banda e quajtur “Sinaloa Cartel”, e cila operon në Ekuador që prej vitit 2009.I dyti është karteli i gjeneratës së “Re Jalisco”.Ndërsa vendin e tretë e zë mafia shqiptare, e cila sipas medieve të huaja ka nisur aktivitetin e saj kriminal në Ekuador në vitin 2014. Kartelet Jalisco dhe Sinaloa dhe mafia shqiptare blejnë kokainën nga bandat kolumbiane dhe më pas e zhvendosin përmes kufirit verior, përmes Esmeraldas.

Shumica e dërgesave nga këto provinca transportohen në SHBA dhe Evropë.