Madonna zbulon tatuzhin e saj më të ri dedikuar nënës

Këngëtarja ikonike Madonna ka bërë një tatuazh të ri duke ua treguar dizajnin fansave dhe ndjekësve të saj në rrjetet sociale dhe duke zbuluar kuptimin e tij. Ajo po nderon nënën e saj të ndjerë me një tatuazh në dorë me bojë të kuqe. Legjenda e muzikës 64-vjeçare ka postuar në Instagram tatuazhin e ri, i cili ka një ‘X’ në krye dhe fjalën ‘Maman’ që do të thotë nënë në frëngjisht. Në fund të dizajnit, Madonna shtoi një zemër të thyer dhe shkroi “Klubi i zemrave të thyera”.

Në një tjetër Story këngëtarja tregoi tatuazhin në kyçin e dorës, duke shkruar: “Ne të gjithë e kemi gjakun e njëjtë”. Tatuazhi duket se është një referencë për disa momente personale nëpër të cilat ka kaluar nëna e saj, ndërsa Madonna përfundoi duke shkruar: “Të gjitha nënave u thyhet zemra”.

Fituesja e Grammy kohët e fundit foli për marrëdhëniet e saj të mëparshme, duke përfshirë martesën e saj me Sean Penn nga viti 1985 në 1989 dhe martesën e saj me Guy Ritchie nga 2000 deri në 2008. Madonna zbuloi gjatë një interviste të fundit se ndoshta “nuk ishte ideja më e mirë”, duke iu referuar “martesës.