Macron viziton bazë ushtarake të NATO-s në Rumani

Presidenti Emmanuel Macron shprehu një reagim më të ashpër ndaj Rusisë të mërkurën pasi vizitoi trupat franceze dhe aleate në një bazë të NATO-s në Rumani, duke kërkuar të qetësojë shqetësimet në Ukrainë dhe midis disa aleatëve evropianë për qëndrimin e tij të mëparshëm ndaj Moskës.

Macron mbërriti në Rumani të martën për një udhëtim tre-ditor në krahun jugor të NATO-s, përfshirë Moldavinë, përpara se të shkonte në Kiev të enjten për një vizitë me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrin italian Mario Draghi, thanë burimet diplomatike.