Macron kërkon ndihmën e Kinës

Emmanuel Macron do t’i propozojë Kinës një plan, që ai beson se mund të çojë në bisedime midis Rusisë dhe Ukrainës. Presidenti francez ka ngarkuar këshilltarin e tij për politikën e jashtme, të punojë me kryediplomatin kinez, për të krijuar një kornizë që mund të përdoret si bazë për bisedimet e ardhshme, sipas burimeve.

Strategjia e Francës kërkon që bisedimet midis Rusisë dhe Ukrainës të zhvillohen këtë verë nëse gjithçka shkon mirë, thanë burimet, duke folur në kushte anonimiteti.