Macron i shqetësuar pas bisedës me Putin ku përmend Hiroshimën

Vladimir Putin ka deklaruar se Hiroshima dha një dëshmi se nuk është nevoja të sulmohen qytetet e mëdha për t’I dhënë fund një lufte.
Deklarata e tij sipas mediave është bërë gjatë një bisede telefonike me presidentin francez Emmanuel Macron.

Aleatët perëndimorë të Ukrainës kanë akuzuar Rusinë për kërcënimin e përdorimit të armëve bërthamore në Ukrainë. Moska e mohon një gjë të tillë dhe e ka akuzuar vazhdimisht Kievin për deklaratat se po planifikon të përdorë një bombë radioactive, pa ofruar prova.

Sipas mediave, zyrtarë të qeverisë franceze kanë thënë se telefonata e Macron me presidentin rus e la atë “dukshëm të alarmuar. Dukej si një aluzion shumë i rëndë se Putini mund të shpërthejë një armë bërthamore në lindje të Ukrainës, duke lënë Kievin të paprekur. Kjo dukej se ishte thelbi i deklaratave të tij.”

Ndërsa zyrtarë të tjerë citohen të kenë thënë:
“Dy presidentët kanë diskutuar rrezikun e përdorimit të armëve bërthamore. Putin dëshiron të përcjellë mesazhin se të gjitha opsionet janë në tryezë, në përputhje me doktrinën ruse në lidhje me armët bërthamore’’.

Presidenti kinez Xi Jinping, një aleat i njohur rus, dënoi të premten kërcënimet për përdorimin e armëve atomike në Ukrainë.

*Tibo News